Dashi-Do të ndiheni sikur jeni të mbërthyer pas murit dhe ky mur po pengon përparimin tuaj. Të tjerët do t’ju bëjnë pyetje dhe do të kërkojnë mendimin tuaj. Ju mund të dëshironi t’u tregoni atyre “të vërtetën” ashtu siç e kuptoni dhe mund të tundoheni ta bëni këtë me humor. Humori nuk është pika juaj më e fortë tani.
Demi-Perspektiva të mira për një kërkesë të dërguar prej kohësh: zgjidhja është afër ndaj bëni dhe pak durim. Çdo gjë po shkon mirë në frontin e dashurisë. Beqarët duhet t’i shprehin sa më shpejt ndjenjat se përndryshe rrezikojnë të humbin. Organizojini më mirë financat.
Binjakët-Sot do jeni shumë energjik dhe do jeni i përqendruar në punë. Do arrini që të nisni një projekt të ri dhe gjithçka do shkojë mirë dhe do arrini që të keni fitime të shumta.
Gaforrja-Duke pasur parasysh situatën yjore, të lindurit e kësaj shenje mund të ndodhen në një vorbull ngjarjesh dhe ndryshimesh sa të papritura aq edhe pozitive. Por kujdes, nuk duhet të zihen në befasi.
Luani-Krenaria, ambicia dhe posesiviteti do të tregojnë që ju keni një karakter shumë të vështirë për t’u menaxhuar. Beqarët do tërhiqen shumë nga një person. Në planin financiar bëni shumë kujdes.
Virgjëresha-Merrni guximin dhe prezantohuni me të panjohurit. Mbase ata mund të shndërrohen në partnerë biznesi apo miq të mirë. Nuk do ta merrni vesh kurrë nëse nuk i njihni.
Peshorja-Aftësitë e shkëlqyera komunikuese do të kenë një influencë tepër pozitive në marrëdhëniet me të tjerët. Nëse ju ofrohet mundësia për të marrë pjesë në një projekt të ri mos e refuzoni, jeni në formë shumë të mirë për t’ia dalë mbanë. Bëni kujdes me shëndetin.
Akrepi-Jeni të etur për pak argëtim dhe dëshirë për një eksperiment të vogël dhe ndoshta edhe lojë fëmijërore? Sado joshëse të jenë këto perspektiva, do t’ju duhet t’i injoroni ato. Thjesht nuk keni kohë, të paktën jo sot. Do të jeni shumë të zënë duke përballuar shumë urgjenca të vogla që shfaqen dhe do t’ju duhet të justifikoni vendimet tuaja gjatë gjithë ditës.
Shigjetari-Do të jetë një ditë e mbushur plot të reja, të cilat do të ndryshojnë pritshmërinë tuaj lidhur me bashkëpunime dhe çështje të cilat duhet t’i çoni deri në fund. Do të vonoheni shumë në një rast të rëndësishëm dhe partneri do t’ju kritikojë. Do keni disa takime. Gjendja financiare paraqitet e konsoliduar.
Bricjapi-Një ditë jo e mirë do jetë kjo e premte për ju. Një çështje shëndetësore do t’u shqetësojë sot, por këshillohet që të jeni të kujdesshëm.
Ujori-Kjo e premte do të sjellë mundësi të mëdha për të marrë në dorë disa projekte të lëna pezull prej kohësh, për të nxjerrë anët më të mira të tyre.
Peshqit-Sot do të zbuloni anët më të mira të karakterit tuaj. Partneri do të ketë shumë për të mësuar nga ju. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin vendime të nxituara. Në planin financiar tregoni kujdes./tvklan.al