Ndarja e Shakirës dhe Gerard Piqué ka qenë një nga temat më virale që një vit e gjysmë më parë, kur kolumbiania dhe spanjoli njoftuan se nuk do të ishin më çift.
Që atëherë këngëtarja është shprehur në shumë mënyra, sidomos me muzikën e saj.
Seanca me producentin argjentinas Bizarrap, një mesazh i qartë për ish-lojtarin dhe të dashurën e tij aktuale Clara Chía, është bërë një hit i madh në mbarë botën.
Shakira: “Më lini të qetë të gjithë… jam një ujk i plagosur”
Tani, Gerard Pique ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të diskutojë të gjithë situatën me ish-partneren e tij. Në një bisedë me prezantuesin Jordi Basté, për radiostacionin katalanas ‘Rac1’, spanjoli ka reflektuar mbi gjithçka ka ndodhur me këngëtaren kolumbiane.
“Njerëzit nuk e dinë as dhjetë për qind se çfarë ka ndodhur realisht”,- tha ish-qendërmbrojtësi për ndarjen e tyre. Ai gjithashtu deklaroi se “ato bazohen në informacione që kryesisht nuk janë reale”.
“Po t’i kisha dhënë rëndësi gjithçkaje që thuhej për mua, do të isha mbyllur në banesën time, ose do të isha hedhur nga dhoma e gjumit… E vetmja mënyrë për të dalë i gjallë nga e gjithë kjo është të mos i kushtosh rëndësi çdo gjë”,- tha Pique.
Katalanasi deklaroi gjithashtu se tani ai nuk duhet të mendojë për çështje të tjera përtej marrëdhënies me partneren e tij aktuale Clara Chía, projektet e tij profesionale dhe mbajtjen private të jetës së tij personale.
Për të përfunduar, ai e cilësoi si “cirk” gjithçka që ndodhi pas ndarjes nga Shakira, edhe pse thotë se është i vetëdijshëm se “është pjesë e spektaklit” pasi është personazh mediatik.