Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Koplik, pasi një 18-vjeçare ka humbur jetën.
Dyshohet se e reja, e cila sot është identifikuar si Eralda Ramaj, ka pirë fotoksinë në një tentativë vetëvrasjeje, ndërsa as ndihma mjekësore nuk ka arritur ta mbajë në jetë pas transportimit në spital.
Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Detaje nga policia:
Mesditën e sotme, shtetasja E. R., 18 vjeçe, banuese në Koplik, dyshohet se ka pirë fotoksinë, e cila u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por rreth orës 17:00, ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.