Ditën e djeshme u mbajt protesta në Tiranë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në vendin tonë.
Një 3-vjeçare u dhunua nga edukatorja e kopështit “Stinët” në Tiranë, deri në atë pikë sa pësoi frakturë në këmbë.
Ngjarja shkaktoi mjaft revoltë te publiku, mirëpo ajo çfarë ka shkaktuar edhe më shumë nervozizëm tek ta është indiferenca e personazheve të famshëm, mes tyre edhe Arbana Osmani.
Për këtë të fundit, të shumtë kanë qenë ndjekësit që në postime të ndryshme e kanë kritikuar jo pak.
Sipas tyre, teksa vendi jonë u rëndua nga ngjarje si ajo e foshnjës të porsalindur që ndërroi jetë tragjikisht apo 3-vjeçarja që u dhunua nga edukatorja, Arbana Osmani nuk mori as mundimin më të vogël të bënte një reagim, duke ditur influencën që ka, por përkundrazi, ajo vazhdoi fill pas ngjarjeve të promovonte jetën e saj luksoze dhe të postojë ushqimet që ajo gatuan.
Diçka të tillë ndjekësit nuk e kanë kaluar lehtë, duke u shprehur në komente si më poshtë: