Ndarja e Ledrit dhe Sarës ka marrë vëmendjen e të gjithëve ditët e fundit dhe më në fund e kemi një reagim.
Dhe ky reagim vjen nga Ledri, i cili ka folur ashtu siç di ai: Nëpërmjet këngës.
Ai ka publikuar këngën e tij të fundit që mban titullin “Paranormal” dhe në një prej strofave flet për ndarjen.
Reperi shprehet se disa e pyesin kur është dasma e të tjerë po presin ndarjen.
“Do po mvesin kur o dasma e do po presin kur po ndana”, këndon Ledri duke folur kështu për herë të parë për ndarjen e shumë komentuar.
Pas 18 orësh nga publikimi, kënga ka shkuar në 300 mijë shikime.