“Garage Lock” është ‘podcast-i” më i ri nga dy personazhet e njohur, Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka.
Si të ftuarin e tyre të parë, dyshja kishin aktorin e njohur, Florjan Binaj.
Mes batutave dhe historive që e karakterizojnë, Binaj foli edhe për largimin e tij nga “Portokalli”.
Binaj tregoi ndër të tjera se katër vitet e fundit, në programin e humorit erdhi një frymë e keqe e cila hoqi meritokracinë, filluan të merrnin njerëz nga rruga dhe të paaftë.
“Erdhi një pikë që shumë prej nesh jo vetëm unë, u bëmë më të mëdhenj se spektakli, mirëpo 4 vitet e fundit, erdhi një frymë shumë e keqe e cila hoqi meritokracinë tërësisht. Pra ai nuk të shihte si vlerë por si kosto. Sa na kushton ta kemi këtë. Kjo teknikë mund të qëllojë në një biznes tjetër, por jo në një televizion që ka promovuar vlerat më të mira dhe artistët më të mirë. Ai u krijua duke marrë më të mirët jo më të dobëtit. Filluan të mernin njerëz nga rruga, të paaftë, ti jepej më shumë hapësirë atyre. 60-65% të faqes, roleve, i shkruaja unë”, thotë ndër të tjera Binaj.