Egli Takon e shohim mjaft aktive në rrjetet sociale, ku nuk nguron të ndajë momente nga e përditshmja e saj.
E duke qenë se është aktive, nuk i shpëtojnë as komentet që ndjekësit i bëjnë në profilin e saj të Instagramit.
Së fundmi një prej tyre i ka shkruar duke i thënë: “Di të bësh gjë tjetër përveç se të jesh gruaja e dikujt?”
Egli nuk ia përtoi një përgjigje ndjekësit, teksa i tha: “Shumë gjëra! Por më e rëndësishmja, di të kem një identitet dhe mos fshihem pas adresave fallco se s’kam guxim & të ndenjura të flas në emrin tim”.
Kujtojmë se Egli dhe Olsi Bylyku i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pak muaj më parë.
Ndërsa në rrjet është konfirmuar pak pas ndarjes së tyre romanca e re e këngëtarit me një gazetare.