Arben Derhemi ka bërë së fundmi një InstaStory që të gjithë po ja nisin Ermal Mamaqit.
“Sa me dhimbje lexojme qe pseudo humoriste behen “producente filmash”. Dhe akoma me me dhimbje i degjojmë që ofendojnë figura qe me aq sakrifica e pune ja kane dale te bejne art ne kohet me te veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lepire e bere lolot e cdo lloi pushteti e pasunari… Ps. Uulen malet u ngriten halet”, shkruan ai.
Kjo nuk është hera e parë që Derhemi ka sulmuar Mamaqin.
Më parë aktori, menjëherë pas eventit të “Dy gisht mjaltë” u shpreh:
“Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”