Pak javë më parë u bë me dije se “X Factor Albania” do të rikthehet në Tv Klan dhe nga ai moment shumë emra janë përfolur si anëtarë jurie.
Përmendim këtu Yll Limanin, Bleona Qerretin apo edhe Flor Mumajesin.
Së fundmi u konfirmua se në juri do të jenë Elhaida Dani, e cila është fituese e një talent-show të ngjashëm në Itali dhe Mc Kresha, një nga reperët më të sukseeshëm vitet e fundit në tregun tonë.
E tashmë është konfirmuar edhe anëtarja e tretë e këtij talent-show.
Arilena Ara ishte një nga emrat që është përfolur qysh në fillim se do të jetë në juri, ama vetë ajo e ka konfirmuar tashmë këtë gjë teksa postoi një video nga karrigia e panelit gjykues.
“X-Factor” ka patur gjithnjë 4 anëtar jurie e pritet se kështu do të jetë edhe këtë vit, ndaj mezi presim të zbulohet edhe anëtari i fundit.
Theksojmë se ‘X Factor’ i ka nisur prej disa kohësh audicionet dhe së shpejti do të nisin edhe netët live.