Programi i njohur i dashurisë, “Përputhen”, vazhdon të surprizojë me ngjarjet që krijon.
Së fundmi një prej konkurrentëve, Gerti, është vendosur përballë një sfide teksa ishte në një takim 4-minutësh me Saiden.
Atij iu kërkua që të pijë tre gota të ndryshme të cilat janë të mbushura me sodë, vezë dhe testikuj derri me vaj. Po po, e lexuat mirë!
Ndonëse vajza me të cilën doli në takim këmbënguli që djali mos t’i konsumonte produktet, ai guxoi duke i pirë të tria!
Sfida nga programi i “Përputhen” kishim parë plot, por diçka të tillë? Kurrë!
Megjithatë Gerti ia doli ta fitonte sfidën.