Më 13 nëntor do të ndodhë Hëna e re në Akrep dhe sigurisht që kjo ngjarje qiellore do të ndikojë në çdo shenjë. Se si, e zbulon më poshtë:
Dashi
Duhet ta kuptosh se kur të vijë koha, duhet të heqësh dorë. Kjo të ndihmon që të kuptosh rëndësinë e gjërave që vërtet ia vlejnë në jetën tënde dhe të mos shpërqendrohesh më me veprime dhe njerëz që thjesht nuk të shërbejnë në këtë moment të jetës tënde dhe në të ardhmen.
Demi
Dashuria është në ajër, Dem! Ndonjëherë, gjërat ndodhin për një arsye më të madhe dhe vizionare, të cilën për momentin mund të mos e kuptosh. Gjithsesi, shijoji momentet e bukura. Kjo është një periudhë interesante për qëllimet e tua, megjithatë, bëj kujdes që t’i arrish në mënyrë të ngadaltë dhe të vendosur.
Binjakët
Që të jesh personi që do të jesh, duhet të ndryshosh ca gjëra në jetën dhe rutinën tënde. Mendo me kujdes, para se të bësh ndryshime të befta dhe ji vigjilent/e që të mos ua tregosh të gjithëve. Bota s’ka pse ta dijë çdo hap të jetës tënde, mjafton të shohë suksesin tënd.
Gaforrja
Gaforre, është momenti që të shijosh të tashmen dhe të argëtohesh me të. Ti s’mund ta vrasësh mendjen për të ardhmen, sepse as nuk e di se ç’rezervon ajo. Thjesht përqendrohu tek e tashmja, bëj gjërat që do të bësh tani dhe kupto se nëse i përjeton gjërat në moment, do të arrish t’i marrësh më të mirën jetës.
Luani
Je gati për një ndryshim të bukur në shtëpi, i dashur Luan. Mos prit me padurim dikë apo diçka, pasi gjërat e mira vjen kur s’i pret. Nuk ka nevojë të presësh gjatë për ndryshime drastike. Në vend të kësaj, shih se si mund ta bësh më interesante shtëpinë tënde.
Virgjëresha
Të dish kur të flasësh dhe të thuash, është diçka shumë e bukur, Virgjëreshë. Besoji gjykimit tënd, dëgjoji njerëzit me vëmendje dhe përfito nga momenti i duhur për të folur. Thuaj gjërat që duhen, në mënyrë që të kenë sens dhe rëndësi.
Peshorja
Gjatë kësaj kohe, shih me vëmendje veprimet e tua. Hëna e re të motivon që të shkosh më larg, por ki kujdes që të kapësh ritmin e duhur. Koha nuk të pret, përkundrazi, ndaj përqendrohu te realizimi i qëllimeve të tua.
Akrepi
Kjo periudhë të furnzion me energji dhe të fuqizon. Hëna e re në shenjën tënde lidhet me zhvillimin tënd personal. Mundohu të kuptosh se çdo dhe të bësh një rezyme të përvojave të tua. Këto mësime të ndihmojnë të reflektosh dhe të ecësh përpara.
Shigjetari
Kuptoji ndjesitë e tua, Shigjetar! Emocionet e tua, rehatia, trishtimi, të qeshurat; të gjitha janë rezultat i situatave të ndryshme. Identifikoji ato, kur ndodhin dhe reagimin tënd ndaj tyre. Gjithashtu, është e rëndësishme që të dalësh këtë periudhë dhe ta heqësh mendjen nga problemet që të shqetësojnë.
Bricjapi
Të gjithë shpresojmë që të na shohin, të na japin meritat e duhura dhe të mos na lënë të qëndrojmë në hije, ama, sërish, ky nuk duhet të jetë qëllimi yt primar. Puno dhe merr kënaqësi nga puna që bën. Shumë shpejt, do të vlerësohesh dhe dikush do ta vërë re talentin tënd.
Ujori
Je në rrugën e duhur, duke lënë gjurmë, duke ndjekur ëndrrat e tua dhe duke kuptuar se sa larg ke shkuar. Duhet të jesh krenar për arritjet e tua, pasi ke kaluar të gjitha sfidat që të ka rezervuar jeta. Do të shkosh edhe më larg, me fuqi të reja, por gjithsesi, mos harro të punosh për qëllimet e tua.
Peshqit
Jeta mund të jetë e vështirë, me përvoja lënduese, por sërish është e rëndësishme që t’i japësh vëmendjen e duhur edhe gjërave pozitive që të ndodhin. Kështu, do ta kesh më të lehtë që të ecësh përpara dhe të motivohesh.