Pjesmarrja në “Big Brother VIP”, bëri që Elvis Pupa të rikthehej sërish pranë publikut me projekte të reja.
Pas shumë vitesh jetesë në Australi, Elvisi dhe projektet e tij lidhur gjithmonë me humorin, i kishin munguar publikut shqiptar.
Mirëpo, tashmë pritjes i erdhi fundi!
Aktori ka lajmëruar në mediat sociale se do sjellë disa episode komike me skeçe të ndryshme pjesë e të cilave do jenë personazhe publike, që do publikohen në platformat e tij digjitale.
E ftuara e parë do jetë Roza Lati e ditën e djeshme Elvisi ka ndarë një pjesë nga skeçi me moderatoren.
Mezi po presim të shijojmë humorin e tij fin dhe të pastër!