Megjithëse identiteti i saj nuk dihet ende, ajo është mjaft e përfolur në median rozë.
E kemi fjalën për partneren e këngëtarit Blero Muharremi, i cili në 20 tetor iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”.
Ajo e ka treguar disa herë mbështetjen e saj për Bleron, ndërsa së fundmi ka zgjuar kureshtjen me një postim të radhës.
Në Instagram ajo ka bërë një paralajmërim sipër një foto ku shihet përkrah Bleros.
“Nesër zemër. Më mungon shumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.
Mbetet të shihet nëse ajo ka përgatitur ndonjë befasi për Bleron, i cili e ka përmendur vazhdimisht që nga fillimi i BBVK.