Ditën e sotme, një foshnje e porsalindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht.
Ishin banorët e pallatit ata që pas të qarave, gjetën foshnjën. Shërbimet e Policisë i ofruan menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila u transportua në spital me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor.
Ndërsa vetëm pak minuta më parë është zbuluar edhe identiteti i nënës që braktisi foshnjën në bodrum.
Bëhet e ditur se nëna është një 29-vjeçare me origjinë nga Pogradeci, e cila banon në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë. Policia arriti ta identifikonte pasi ajo ishte kapur nga kamerat që ndodheshin pranë pallatit. E reja e kishte lindur foshnjën në divanin që ndodhej në bodrum dhe më pas e kishte lënë aty të mbështjellë.