Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Zbardhet dëshmia e mësueses që dhunoi 3 vjeçaren: “E godita të bindej të merrte pjesë në mësim”

LokimagazineLokimagazine7 November, 2023

Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima, e cila u denoncua nga emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, është shoqëruar në polici për dhunën ndaj vajzës 3-vjeçare.

Sipas dëshmisë së saj para uniformave blu, të siguruar nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, mësohet se ajo ka deklaruar se e ka goditur me vizore jo për të dëmtuar, por për ta bindur që të marrë pjesë në mësim teksa ka shtuar se vajza e vogël nuk kishte vëmendjen dhe nuk përfshihej, ndryshe nga fëmijët e tjerë në klasë.

Ndërkohë, ajo ka pretenduar se e ka dërguar vajzën për të fjetur gjumë dhe më pas e vogla nuk ka pasur shqetësime.

Sipas saj, 3-vjeçarja ka fjetur për rreth 2 orë e gjysmë dhe kur është zgjuar, i ka shprehur shqetësime se ndjente dhimbje.

Ajo ka thënë se më pas është kuptuar se vajza kishte dëmtuar këmbën, teksa pretendon se vajza mund të ketë qenë dëmtuar tek krevati, pasi ka thënë se aty ka hapësira.

Majlinda Dehima gjithashtu është shprehur se ka vënë në dijeni drejtoreshën e kopshtit privat për rastin.

Ndërkohë, pas disa orësh shoqërim, ajo vijon që të jetë në ambientet e Komisariatit Numër 1. Shërbimet e Policisë ende nuk i kanë caktuar masë ndaluese apo të vendosin lirimin e saj pasi pritet konsultimi dhe me prokurorin e çështjes.

Rasti i paprecedentë, që u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, vuri në lëvizje të gjithë instancat, për të kuptuar së pari që kopshti “Stinët” ka operuar i palicensuar.

Dhuna ndaj 3-vejçares, e la atë me këmbë të thyer, ndërsa ishte nëna e të miturës që vendosi ta denoncojë dhe ta bëjë publike këtë ngjarje të rëndë.

Related Posts

Televizioni Gjerman: Rama mbajti pushtetin me mjete të padrejta?

13 May, 2025

Dominon Partia Demokratike në këtë vend, fiton me 87% të votave (FOTO)

13 May, 2025

Ndodh në Elbasan/ Qytetari shkruan mbi fletë mesazhin që na çuditi (Foto)

13 May, 2025

“Mos u fshi” Përplasje e fortë gjatë natës mes Agron Shehajt dhe Ervin Hoxhës — Ja çfarë ndodhi

13 May, 2025
Related Posts

Televizioni Gjerman: Rama mbajti pushtetin me mjete të padrejta?

13 May, 2025

Dominon Partia Demokratike në këtë vend, fiton me 87% të votave (FOTO)

13 May, 2025

Ndodh në Elbasan/ Qytetari shkruan mbi fletë mesazhin që na çuditi (Foto)

13 May, 2025

“Mos u fshi” Përplasje e fortë gjatë natës mes Agron Shehajt dhe Ervin Hoxhës — Ja çfarë ndodhi

13 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.