Pas vendimit për mbylljen e “Klanifornia”, aktorët e humorit janë përpjekur të gjejnë mënyrat e tyre për të qëndruar pjesë e ekranit.
E teksa disa prej tyre vendosën të bëheshin pjesë e show-t humoristik “Portokalli”, një pjesë zgjodhën një tjetër mënyrë.
Ashtu si Albano Bogdo, edhe Julian Deda ka vendosur të vijë me emisionin e tij.
Tani ai do ketë një program që quhet 99% dhe do transmetohet në ‘Syri Tv’ çdo të shtunë në 20:00.
Emisioni nis më 11 nëntor sikurse ka lajmëruar Juli në mediat sociale.