Gjatë spektaklit të shkuar në “Dancing with the stars”, Roerd Toçe bëri me dije se për fat të keq i duhej të tërhiqet nga gara.
Deri në atë pikë të garës, ai ishte një nga konkurrentët më të vlerësuar nga juria, mirëpo rrugëtimi i tij duhet të ndërpritej.
Për të folur më shumë rreth këtij vendimi, Roerdi ishte i ftuar ditën e sotme në programin “Në shtëpinë tonë”.
Ai tregoi se me rekomandim të mjekut, për shkak të një dëmtimi në tendinë, ai nuk duhet të kërcente më, në të kundërt do të kishte rrezik për t’u përkeqësuar.