Një nga ish banorët i cili ende vazhdon të bëhet disa herë pjesë e intervistave televizive, është ai i “Big Brother 7”, Valer Kolnikaj.
Valeri ka qenë i ftuar së fundmi në një intervistë për “Natën me Aulonën”, ku u pyet për mendimin e tij rreth versionit VIP të formatit.
Mirëpo, ai habiti kur u shpreh ndër të tjera se Luizi nuk e meritonte të shpallej fitues.
Sipas tij, Luizi ishte i përkëdheluri i produksionit për shkak të popullaritetit të madh që shkaktoi, andaj ai është toleruar disa herë dhe nuk është përjashtuar kur ka thyer rregullat.
Valeri shtoi se për mendimin e tij, një fitues nuk duhet të dalë kurrë nga vetja dhe mos të bjerë pre e provokimeve duke i dalë situata nga duart.
“Më duket se i ka lodhur njerëzit pandemia, për aq kohë sa vlerësojnë një figurë, që vetëm ai ka ngelur laj thaj. Ndonjëherë dashurohemi me personin e gabuar, kjo s’do të thotë që duhet ndjekur nga gjithë masa. Lajthitjet janë rast e pa rast! Unë nuk e pranoj dot që Luizi paska qenë i adhuruar dhe gjithë të tjerët paskan qenë njerëz koti atëherë“- tha ndër të tjera Valeri.