Tashmë dihet që Arbana Osmani është duke hapur biznesin e saj të ri – një restorant në ambientet e Piramidës, e cila veçse një qendër dixhitale për të rinjtë, do të shërbejë edhe si atraksion turistik për kryeqytetin.
Mirëpo moderatorja jo pa qëllim ka zgjedhur këtë ambient për restorantin e saj, pasi Piramida është pikërisht vendi ku Arbana ka nisur karrierën e saj, pasi dikur zyrat e “Top-Channel” kanë qenë aty.
Kjo e ka kthyer pas në kohë Arbanën dhe e ka bërë mjaft nostalgjike, duke kujtuar vitet e para të karrierës së saj, kur ajo ka qenë vetëm 16 vjeç.
Teksa ka postuar disa foto në InstaStory, moderatorja shkruan:
“Kthim ku fillova gjithçka, 24 vite më parë. Kam hyrë në këtë derë në 4:30 të mëngjesit, për dy vite me radhë kur isha 16 vjeç. Sa shumë kujtime. Beso në magjinë e fillimeve të reja” .
Ndonëse ky ambient e ka rikthyer Arbanën pas në kohë, për rrjetin ky ishte një “mesazh” që ndoshta tregon se Arbana tashmë është shkëputur nga “Top-Channel” dhe po nis gjithçka nga e para.