Nëse ka një tifoz që gëzohet më së shumti për disfatat e ekipit gjerman të futbollit, “Borussia Dortmund”, ai është reperi Mozzik.
Ky i fundit madje u kthye në një adhurues të rivalit të Dortmund, Bayern Munich. Kjo pasi Karim Adeyemi, i dashuri i ish-partneres së Mozzik është futbollist i fanellave verdhë e zi.
Dy ditë më parë, Bayern fitoi “klasiken” gjermane kundër Borusia Dortmund me rezultatin 4-0. Dhe Mozzik nuk e fshehu dot gëzimin. Ai publikoi në Instagram një video të lojtarëve bavarezë duke festuar pas triumfit.
Kujtojmë se reperi i habiti të gjithë pak javë më parë, ku u shfaq i veshur me fanellën e ekipit bavarez, pak pasi u konfirmua romanca e Loredanës me Adeyemin.