Kush po e shfrytëzon Luizin? Këngëtari shfaqet i shqetësuar (Foto)

Përgjithësisht postimet e tij janë të shoqëruar me nota humori por ditën e sotme, Luiz Ejlli ka suprizuar me një postim të bërë në profilin e tij të Instagramit.

Ai ka publikuar një fotografi, ku shihet me pamjen e tij të re, ndërkohë që shihet i ulur në divan.

“Më mirë të qëndrosh vetëm, se sa me njerëz që nuk të vlerësojnë por thjesht të shfrytëzojnë“, shkruan Luizi.

https://www.instagram.com/p/CzT6wblom3a/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Këtë postim ai ka preferuar ta shoqërojë me kolonën zanore të filmit “Gladiator”, “Now We Are Free”, e kënduar nga Leona Lewis. Në fakt teksti i kësaj kënge ka në thelb triumfin dhe ndjenjën e clirimit.

Nuk është ende e qartë se kush e ka shfrytëzuar këngëtarin, i cili mesa duket është shumë i zhgënjyer.