Shqipe Hysenaj, e cila tashmë është banore në BBV Kosova, njihet për karakterin e saj të fortë që nga koha kur ishte pjesë e programit të dashurisë, “Përputhen”.
Ajo thuajse kurrë nuk e ulte “shpatën”, duke debatuar me këdo që i dilte përpara.
Mirëpo duket se dikush ia ka gjetur “telat e zemrës” Shqipes dhe ai është Blerando, banori tjetër i reality show-t.
Dyshja shpesh shihen duke kaluar kohë bashkë, ku dukshëm Shqipes i pëlqen afrimiteti me Blerandon. Madje, e pyetur se “sa e do atë nga 1 deri në 10?”, ajo u përgjigj duke thënë se “Blerando e ka derën e hapur në çfarëdo lloj dimensioni, shoqëri apo diçka më tepër“.
Edhe përgjatë ditës së sotme, dyshja janë parë shumë të afërt bashkë, duke na lënë të hamendësojmë se do jenë çifti i parë që do krijohet këtë sezon të BBVK.