Soni Malaj ishte sot e ftuar në “Mos i bjer me top” përball Ronaldo Sharkës dhe Erjola Doçit ku u vendos në një lojë ku duhet të përshkruante figura të ndryshme.
Mes fotove të shfaqura, ishte edhe Elvana Gjata, të cilën Malaj e ka “injoruar”.
“Është këngëtare“, ka thënë Soni duke mos e vazhduar më tej.
E ngacmuar nga Ronaldo Sharka nëse është një këngëtare e mirë apo jo, Malaj tha:
“Unë jam shumë kritike edhe për vete, jo më për të tjerët…”
Deklarata e saj e ftohtë ka ngritur disa pikëpyetje, ndonëse mund të mos ketë asgjë pas saj.
Kujtojmë që Soni dhe Elvana dikur kanë qenë shoqe të pandashme, por gjërat ndryshuan. Ato nuk flasin prej kohësh së bashku.