Mbrëmja e së premtes në “Dancing With The Stars” pati sërish debate mes Olta Gixharit dhe Ronaldo Sharkës, konkurrentit të rradhës që u largua nga programi i kërcimit.
Olta e cila është në juri, e konsideroi valsin që Ronaldo kërceu me partneren e tij Frenki, si valsin më të shëmtuar. Kaq mjaftoi që të shpërthente dhe gazetari.
Kjo situatë u diskutua edhe ditën e sotme në “Dancing With The Stars: Fan Club”, ku të ftuar në studio ishin Ronaldo Sharka dhe partnerja e tij në kërcim, Frenki, Julka Gramo dhe Albi Nako.
Duke komentuar vendimin e jurisë dhe pikët që i dhanë Ronaldos, Albi shprehet se Olta ka bërë vlerësimin dhe ka dhënë përgjigjen më të shëmtuar të një anëtari të jurisë, sepse ajo duhet të gjykonte nga ana profesionale dhe jo personale.
“Gjatë rrugëtimit kuptova që është një ndër të paktit persona që e donte kërcimin, ndryshe nga disa konkurrentë pa cituar emra. Olta për mua dha përgjigjen më të shëmtuar e një anëtari të jurisë sepse duhet të gjykojë nga ana profesionale dhe jo personale”, u shpreh Albi.