Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në Shqipëri.
Një 22 -vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën paraditen e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit.
Burime nga policia thanë për Abc News se 22-vjeçari është hedhur nga kati i fundit i pallatit 11 katësh, duke përfunduar ne tarracën e katit të 4-t.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Po gjatë ditës së sotme një tjetër ngjarje tragjike u shënua në qytetin e Vlorës. Një vajzë 22-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga pallati ku banonte.
Paraprakisht dyshohet se e reja e ka ndërmarrë këtë veprim në kushtet e depresionit