Egli Tako ka qenë e ftuar ditën e sotme në programin “Jo Vetëm Modë”, ku sërish është ngacmuar për lidhjen e saj të përfunduar me Olsi Bylykun.
Dihet se ky i fundit është tashmë në një lidhje të re prej rreth 5 muajsh, gjë që ende nuk e ka pranuar publikisht.
Ky lajm ka bërë bujë nëpër mediat online, e dashje padashje është përfshirë edhe Egli.
E pyetur rreth kësaj situate, ajo shprehet se çdo gjë ka mbaruar dhe nuk dëshiron ta prekë më si temë.
“Mendon që do të të përndjekë historia e Olsit për gjatë?”- e pyeti moderatorja, ndërsa Egli u përgjigj duke përmendur faktin se ai ka vazhduar jetën e tij, referuar këtu lidhjes së re që ka bërë bujë kudo.
“Mendoj që jo, aq më tepër që nuk dua fare që ta cek personin në fjalë, ka vazhduar jetën e tij.”