Komenti i papërshtatshëm që Anita Haradinaj bëri për pamjen e Gani Gërmisë, konkurrent në “BBVK 2” ka nxitur shumë komente në rrjet.
Ajo i foli ashpër Ganisë, duke i thënë se “e ka marrë malin” dhe më pas, diskutoi edhe marrëdhënien e tij me Brikenda Karricaj, duke thënë se sigurisht që kanë raporte miqësore, sepse ajo është kokrra e yllit, ndërsa pyeti Ganiun: “A e ke parë ndonjëherë veten në pasqyrë?”
Ganiu, nga ana tjetër, i tha se ky është ofendim dhe Anita ia ktheu se duhet të qetësohet pak, pasi s’është “Big Brother i Ganisë” dhe t’i lërë vend edhe të tjerëve”.
Menjëherë, njerëzit reaguan në komente:
“Turp, Anita! Analiste që nuk di të mbajë vendin e saj. S’ke të drejtë të përzihesh në lojën e tij dhe a sta ofendosh. Edhe fol për ato që bëjnë brenda “BBVK 2”, jo për pamjen e tyre”;
“Anita, ke dhënë një opinion pa lidhje”;
“Sa gjynah për Ganiun! Pse duhet të dëgjojë të tilla komente?”;
“Anita s’e meriton të jetë fare aty. Turp!”;
“Ky është bullizëm i pastër. Është shumë poshtëruese mënyra se si opinionistja i drejtohet Ganiut”;
“A është normale Anita? Ç’është ky koment?”;
“Anita s’e meriton atë vend. Mundësisht largojeni dhe silllni dikë që nuk ofendon”, ishin disa nga komentet e njerëzve.