Gjatë javës së shkuar transgjinorja Edona James ka biseduar me banorë të tjerë të shtëpisë për tema rreth seksit, gjë që u diskutua gjatë spektaklit të djeshëm në “Big Brother VIP Kosova”.
Pas transmetimit të klipit, ishte Jonida Vokshi ajo që e ngacmoi Edonën duke e pyetur se si do t’ia bëjë nëse shkon deri në finale, referuar këtu marrëdhënieve seksuale.
Mirëpo, Edona habiti jo pak me përgjigjen tek tha se nuk e ka problem që të kryejë marrëdhënie edhe para kamerave të shtëpisë më të famshme.
“Qysh është më së miri. Nuk e di ndoshta vjen ndonjë djalë i bukur që më pëlqen. Nuk e kam bërë kurrë para kamerave, por s’dua të them që s’do ta bëj atë. Unë e marr jetën qysh të më vjen”, ka thënë ajo.