Mbrëmjen e djeshme, një deklaratë e opinionistes së “Big Brother VIP Kosova”, Anita Haradinaj, për konkurrentin Gani Gërmia bëri mjaft bujë në rrjet.
Ajo iu shpreh këtij të fundit se,”A e ke parë veten në pasqyrë?”, duke e cilësuar atë të papërshtatshëm fizikisht për banoren Brikenda Karrica.
Për këtë deklaratë të Anitës, ka reaguar llogaria zyrtare e Ganiut në Facebook, e cila menaxhohet nga një familjar i tij.
“Ofendimet dhe gjuha ofenduese nuk duhet të tolerohen dhe duhet të ndëshkohen. Ne duhet për të thënë se respekti ndaj njëri-tjetrit është vlera më e rëndësishme”, thuhet në postim.