Prej kohësh po përflitej se mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës kishte një krisje, ama çdo gjë mbeti në kuadrin e dyshimeve.
Mirëpo, ditën e sotme ‘Prive’ ka zbuluar ekskluzivisht se për fat të keq lajmet janë të vërteta.
Burimet e tyre kanë bërë me dije se menaxheri i Ledri Vulës, Fation Shoshi, ka konfirmuar ndarjen e çiftit.
Gjithashtu, fotoja që qarkulloi pak ditë më parë ku dyshja dukeshin krah njëri tjetrit, rezultoi të ishte një foto e vjetër e disa muajve më parë.