Gani Gërmia ka ndarë me banorët e “Big Brother Vip Kosova” historinë e tij të dhimbshme familjare.
Mes lotësh, ai foli për vëllanë e vet të ndjerë, i cili ka ndërruar jetën vitin që lamë pas.
Ganiu tregoi se mundohet t’i bëjë krenarë prindërit e tij, pas humbjes së madhe të djalit të tyre. Ai madje u shpreh se kjo humbje, e ka bërë që tani të jetë një njeri i copëtuar.
“Nuk ka gjë më të vështirë sesa prindi që varros fëmijën e vet”, u shpreh ai me zërin që i dridhej.
Astriti, vëllai i komedianit Visar Dërmaku, i njohur si Gani Gërmia, ndërroi jetë në moshë mjaft të re.
Historia e tij, ka përlotur të gjithë banorët e shtëpisë të cilët janë munduar t'i qëndrojnë afër.