Vivien Thano pak kohë më parë konfirmoi ndarjen nga Getinjo dhe sipas modeles arsyeja ishte bixhozi.
Këngëtari sipas saj kishte varësi nga bixhozi dhe kjo e dëmtoi romancën e tyre, ndaj ajo vendosi të largohej.
Mirëpo, duket se Vivienit nuk i ka dalë e keqja ende me Getin, pasi në një nga postimet e fundit e ka thumbuar përsëri.
Ditën e sotme Vivien ka postuar një foto ku shkruan “Zoti më shpëtoi, sërish”, gjë që ndjekësit e kanë marrë si thumb për ndarjen e saj nga reperi.
Kujtojmë se pas deklaratës së saj lidhur me ndarjen, Getinjo reagoi menjëherë duke postuar një video në Instastory-n e tij, për t’iu kundërpërgjigjur në mënyrë indirekte ish-partneres së tij, duke theksuar se është i vetëdijshëm për veprimet e tij dhe ishte i bindur që do të flitej kjo temë publikisht.
“Jemi nda për arsye tjera. Bixhoz luaj që 15 vjet mos gjeste të këtij lloji sepse nuk mund të ma njollos askush respektin tim që e kam për të tjerët. Unë mund të mos kem respekt për veten time, por për të tjerët jap gjithçka gjithmonë. E dija që je fiks kështu, prandaj edhe nuk jemi (bashkë). Mos të dhemb që nuk të funksionoi plani zemra sepse me intervista të tilla ma konfirmon që vërtetë paskam gabuar që të kam dashur dhe të kam njoftuar me familjen. Shiko jetën përpara dhe më lë rehat. Paqe.”-shkroi Getinjo.