Në maj të 2023 u hap Piramida e Tiranës, pas disa muajsh që ishte në rikonstruktim.
Ky rikonstruksion kushtoi 14 miliardë lekë dhe e u rinovua për t’u kthyer në qendrën më të madhe rajonale në vend për inovacionin!
“Piramida do të jetë endra më e madhe për mësimin dhe trajnimin digjital për fëmijët e së ardhmes”,-u shpreh Veliaj në përurimin e saj… por duket se pas disa muaj gjërat kanë ndryshuar.
Kryebashkiaku e ka vënë në funksion të tij hapësirën që supozohej t’u shërbente fëmijëve për të zhvilluar aktivitete mësimore e digjitale. Pak ditë më parë JOQ ka zbuluar se kati i parë i piramidës do i jepet prezantueses Arbana Osmani për të hapur aty bar-restorantin e saj, i cili thuhet se do të quhet “Bana’s”.
E përsa i përket këtyre lajmeve që qarkulluan, moderatorja vendosi mos të reagonte për disa kohë, ndërsa ditën e djeshme ajo habiti kur postoi një foto të Piramidës, duke neglizhuar kështu gjithë bujën që u krijua për shkak të restorantit të saj që pritet të hapet në ambientet ku supozohej të vihej në funksion të fëmijëve dhe të rinjve.