Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë prindër të tre fëmijëve, dy djemtë London Noor, Roman dhe vajzën Ruya Roe.
Përpos rritjes së fëmijëve Sara dhe Ledioni kalojnë shumë kohë në punë për shkak të impenjimeve të shumta si producentë në Top Channel.
Në raste të tilla, nuk përjashtohet edhe mundësia që ndonjëri prej fëmijëve të shoqërojë mamin dhe babin në ambientet e punës, siç kësaj here bëri më e vogla e familjes Ruya.
Në një postim në rrjetin social instagram, pak minuta më parë mami Sara na prezantoi me atë që duhet të jetë e llastuara e familjes.
“Ditë pune me njeriun tim të preferuar”– shkruan trashëgimtarja e Top Media përbri fotos në të cilën duket vogëlushja Ruya.