Këngëtarja e famshme shqiptare, Eleni Foureira, ka folur së fundmi për origjinën e saj.
Për herë të parë, ajo ka rrëfyer arsyen pse e mbajti të fshehtë faktin se është shqiptare si dhe foli për racizmin që u përball në fillim të karrierës së saj.
“Kur isha 19-20 vjeç erdha në Greqi dhe duke u rritur këtu, mësova se ishte keq të ishe nga Shqipëria, të shanin disi, por nuk e kuptoja pse. Duke u rritur kjo më bëhej një gjemb në këmbë, kur i thosha njerëzve që jam nga Shqipëria, i shikoja se si do të reagonin. Do të doja të mos kisha përjetuar racizëm, që të mos kisha një gjemb në këmbë kur i thosha “unë jam nga Shqipëria”, tha Eleni gjatë një interviste në Greqi në një podkast në “Youtube”.
Këngëtarja u shpreh se në vitin 2005, kur sapo kishte nisur karrierën ajo kishte pasur shumës stres.
Ajo si përfundim tha “unë do t’i mësoj fëmijës tim atë që ai dëshiron të bëjë dhe të jem krenar për këtë”.
“Ajo që kam përjetuar më ka bërë kjo që jam tani. Do të kthehet dikush dhe do të më thotë: “Ti që ke turp…”, jo, nuk kam pasur turp. Një djalosh nga fshati nuk ka turp të thotë se është homoseksual, nuk ka turp për atë që është, ka frikë nga reagimi dhe klithma e botës. Do të doja të ndryshonte, ndihem shumë mirë përbrenda. Unë do t’i mësoj fëmijës tim atë që ai dëshiron të bëjë dhe të jem krenar për këtë. E kam përjetuar dhe është një ndjenjë shumë e çuditshme. Eleni e vogël nuk mund të bënte gjë tjetër, nuk kishte guxim ta thoshte atëherë. Kur shkova në një shtëpi diskografike dhe kur ma mbyllën derën, thanë: Eja tani, shqiptari do të bëjë karrierë! Por gjërat kanë ndryshuar tani, jam shumë e lumtur”, është shprehur këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, tha Eleni.