Në provat e kësaj jave të konkurrentëve të “Dancing with the stars”, ka marrë pjesë edhe Luiz Ejlli.
Këngëtari është futur në ambientet e palestrave të tyre, duke i ngacmuar paksa.
Sot në përmbledhjen ditore të programit të kërcimit, është transmetuar momenti kur Luizi është futur në palestrën ku Ronaldo Sharka dhe balerina e tij po bënin provat për mbrëmjen e së premtes.
Mirëpo, me të parë këngëtarin, Ronaldo është larguar menjëherë nga palestra duke u shprehur se ka ardhur vetëm për të kërcyer, tek ka kërkuar të ndërpritet xhirimi.
Kujtojmë se drama mes dyshes por edhe Kiara Titos, filloi disa muaj më parë kur Ronaldo “thumboi” Kiarën duke thënë se ajo e ka fituar pozicionin për të moderuar reality show “Kepi i Vip-ave” falë Luizit.
Reth këtyre fjalëve kohë më parë reagoi edhe këngëtari i cili teksa postoi një video në InstaStory u shpreh se i vjen keq që nuk kishte mundësi të ishte me Kiarën gjatë xhirimeve.
“Nuk kam pas mundësi me e parë Kiarën mbrëmë tek “Kepi i VIP-ve”. Po shihja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para: Nuk pas mundësi për asnjë sekondë që të jem në krah të saj, dhe e dyta, pash disa personazhe aty që po bënin si koka shkencash, edhe po të isha aty, ju e dini që do të merrnin përgjigjet që meritonin.
Por siç është ajo shprehja, kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle. Po le të hedhin valle, këtu do vijnë prape. Suksese të gjithëve”, u shpreh Luizi.
Nga ana tjerër disa javë më parë, teksa zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, një ndër ta e pyeti Ronaldo në lidhje me raportin e tij me çiftin, ndërsa ai u shpreh se po pret që dyshja ti kërkojnë fajle.
“Nuk e kuptoj përse kaq shumë pyetje dhe kaq shumë kuriozitete. Unë jam njeri që i pranoj faljet, kështu që po pres të më kërkojë falje dhe të reflektojë. Të gjithë gabojnë”, ka shkruar Ronaldo.