Kanë kaluar pothuajse 2 muaj që kur Joe Jonas dhe Sophie Turner njoftuan se po divorcoheshin dhe mesa duket, aktorja e “Game of Thrones” ka krijuar një romancë të re me Peregrine Pearson. Ata u fotografuan duke u puthur në Paris.
Një ditë më parë, paparacët e The Sun, fotografuan Pearson dhe Turner duke u puthur dhe u shprehën se ata qëndruan në të njëjtin vend për disa minuta, duke folur dhe qeshur shumë me njëri-tjetrin.
“Më pas, ai hoqi kapelen dhe shkëmbyen një puthje të gjatë”, u shpreh një prej dëshmitarëve okularë.
Nëse Peregrine s’ju tingëllon si një emër shumë i njohur, na lejoni t’ju themi se është një aristokrat; është 29 vjeç; familja e tij ka një pasuri prej 224 milionë paundësh dhe ai jeton në një shtëpi me vlerë 5 milionë paundë në Chelsea.