Ditën e sotme ka qarkulluar kudo lajmi se Arbana Osmani mund të mos jetë moderatorja e sezonit të rradhës në “Big Brother VIP”.
Burime për “Anabel” bënë me dije se moderatorja mund të zëvendësohet nga Bora Zemani ose Ledion Liço.
Sakaq rrjeti është ndarë në dy pjesë. Ata që dëshirojnë të shohin një tjetër moderatore në sezonin e tretë të reality show-t dhe pjesa tjetër të cilët shprehen se Arbana është e pazëvendësueshme për këtë program.
Ndaj, komentet dhe reagimet kanë qenë të shumta e një prej tyre edhe nga ish fituesi i “Big Brother 6”, Anaid Kaloti, i cili me anë të një postimi në InstaStory ka thënë se ai e ka ndarë këtë lajm qysh 2 javë më parë.
Me anë të një komenti në një postim të Joq, ku flitej për katin e parë të Piramidës që do i jepej moderatores, Anaidi ka shkruar: “Ish prezantuesja e BB Vip Albania është kjo?!”
Kujtojmë se Anaidi është një nga personazhet që është përfshirë si në sezonin e parë të BBV edhe në të dytin.
Me anë të videove Live, ish banori ndante me ndjekësit informacione nga burimet e tij të brendshme, përpara se të ndodhnin në program.