Mbrëmjen e djeshme, lajmi se Arbana Osmani mund të mos moderojë “Big Brother VIP 3”, bëri mjaft bujë në rrjet.
Disa prej ndjekësve ishin dakord me këtë vendim, ndërsa pjesa më e madhe ishin kundër, duke u shprehur se, “Nuk ka Big Brother pa Arbana Osmanin”.
E teksa vërtetësia e lajmit nuk dihet ende, një veprim i Ledion Liços ka marrë mjaft vëmendje.
Pas një kërkimi në profilin e tij të Instagram-it, vumë re se ai nuk e ndjek më Arbanën. Të njëjtën gjë ka bërë edhe moderatorja.
A ishte ky veprim si një shenjë konfirmimi për thashethemet që po qarkullojnë në rrjet?