Një tjetër çift i fuqishëm i Hollywood-it do t’i japë fund beqarisë!
Burime për “People” bëjnë me dije se Zoë Kravitz dhe Channing Tatum, të cilët kanë dy vite lidhje, janë fejuar zyrtarisht.
Madje fundjavën që lamë pas Kravitz u shfaq në publik me unazën e saj të fejesës, teksa ajo dhe Tatum morën pjesë në një festë Halloween të veshur si Rosemary Woodhouse dhe foshnja e saj nga filmi horror i vitit 1968, Rosemary’s Baby.
Aktorët u takuan për herë të parë në vitin 2017 kur Kravitz personalisht kërkoi Tatum për të luajtur si Slater King në debutimin e saj regjisorial dhe thriller, Pussy Island.
Pas bashkëpunimit të ngushtë së bashku në film, ata dolën publikisht me romancën e tyre në 2021.
Kravitz ishte martuar më parë me aktorin Karl Glusman. Ajo bëri kërkesë për divorc në vitin 2020 pas një viti martesë. Ndërkohë, Tatum ishte martuar më parë me aktoren dhe balerinën Jenna Deëan nga viti 2009 deri në vitin 2019.