Selena Gomez ka reaguar për luftën e tmerrshme mes Hamasit dhe Izraelit, përmes një postimi në Instastory, por njerëzit dhe fansat e saj janë tejet të zhgënjyer me këngëtaren dhe aktoren.
“Kam marrë një pushim nga rrjetet sociale, sepse më thyhet zemra kur shoh të gjithë horrorin, urrejtjen, dhunën dhe terrorin që po ndodh në botë”, duke shtuar se është e tmerrshme që njerëzit po vriten nga grupet.
Ajo vijoi:
“Ne duhet të mbrojmë TË GJITHË njerëzit, sidomos fëmijët dhe ta ndalojmë dhunën njëherë e mirë. Më vjen keq që fjalët apo një hashtag nuk do të jenë kurrë të mjaftueshme. Thjesht s’e duroj dot që njerëzit e pafajshëm po lëndohen”, tha aktorja dhe theksoi se do të donte ta ndryshonte botën, por postimi i saj nuk mundet ta bëjë këtë.
Menjëherë njerëzit u zemëruan me postimin e saj, i cili u duket egoist, pasi në botë po ndodh një luftë shkatërruese dhe një krizë humanitare, ndërsa Selena flet për “një pushim nga rrjetet sociale”.
Dikush i bëri reply postimit të një personi në Twitter, i cili thoshte se “nuk mund të bëhet më keq #Gaza”, duke thënë: “E ke provuar metodën e Selena Gomez? Fik telefonin dhe merr një pushim. Një postim nuk ndryshon asgjë“.
“Vetëm Selena Gomez mund ta kthejë një postim për gjenocidin (në një postim) për veten”.
“Turp për ty Selena Gomez. Ke 430 milionë ndjekës dhe sërish, njerëzit që kanë më pak ndjekës, po bëjnë më shumë. Zërat tanë po dëgjohen. Je thjesht injorante”, tha dikush.
“430 milionë ndjekës! Po, një postim mund të bëjë shumë, Selena Gomez. Ti po merr një pushim nga rrjetet sociale sepse kjo “po ndikon tek ti”, por je në një shtëpi që kushton miliona dollarë, ndërsa njerëzit po vriten. Ti as nuk po e mbron Palestinën, ti po mban qëndrim “neutral” që të shpëtosh fytyrën”.
Selena Gomez is literally the 3rd most followed person on Instagram with almost half a BILLION followers. A post WILL make a difference.
This is why I’m annoyed when celebs make a “neutral” statement. They do it only because of their reputation. Not because they genuinely care. https://t.co/ZSgfDNdPfZ
— Phoebe Shafinaz 🤍 (@PhoebeShafinaz) October 31, 2023
“Selena Gomez është me të vërtetë personi i 3 në botë më i ndjekur në Instagram, me gjysmë miliardi ndjekës. Një postim e bën diferencën. Ja pse acarohem kur të famshmit mbajnë qëndrime “neutral”. Ata thjesht e bëjnë për reputacionin e tyre, jo sepse shqetësohen me të vërtetë”.