Heidi Baci vazhdon të jetë në vëmendjen e mediave italiane, pas gjithë “dramës” së Grande Fratellos-s, me aktorin Massimiliano Varrese dhe më pas, e detyruar nga i ati braktisti reality show-n dhe pati edhe një ballafaqim me “partnerin” në lojë, ku i dha fund gjithckaje.
E ftuar në “Verissimo” së fundmi, ajo foli me detaje për aventurën jo edhe aq të lehtë në program, teksa u shpreh se ju lëkundën të gjitha ekuilibrat falë protagonizimit që fitoi, ndërkohë që po ashtu tregoi se e ëma kishte pësuar një sulm paniku kur shihte të bijën në vështirësi në shtëpinë e famshme, për shkak të marrëdhënies me aktorin më të madh në moshë.
Sa i takon kësaj marrëdhënie, që është komentuar shumë, Heidi tha:
“Në fillim më intrigoi Massimiliano. Një burrë i pashëm, kishte këtë ajrin e një njeriu serioz, që di shumë. Pra, fjalët e mia i referoheshin një përshtypjeje të parë. Më pas situata ndryshoi. Sepse të dashurohesh në tre javë, të paktën nga këndvështrimi im, është e pamundur. Gjithashtu sepse e kam refuzuar shumë herë. Doja thjesht një marrëdhënie civile, një bashkëjetese me të dhe brenda një reality show është kaq bukur të luash lojën. Pastaj u bë një fiksim që nuk e përballoja dot. E quajta një marrëdhënie jo të shëndetshme, nuk kishte mbetur liri.”
Sipas ish-konkurrentes së “GF”, që përflitet se mund të bëhet pjesë e “BBVIP” në Shqipëri në edicionin e ardhshëm, ishte pikërisht Varrese ai që shkatërroi eksperiencën e saj në program, megjithatë fajëson veten pasi nuk diti të ngrejë mure të larta dhe të ishte më e vendosur në këtë raport.
“Massimiliano mbetet fatkeqësisht një shpirt i shqetësuar dhe këto janë gjëra që unë nuk mund t’i rregulloj. Unë me të e kam mbyllur,” – tha Heidi, duke i qëndruar asaj që tha edhe në studion e reality show-t, pas rikthimit dhe përballjes me banorët.