Oriola Marashi prej vitesh është bërë e tregut ndërkombëtar të modelingut dhe ka pozuar në disa prej pasarelave më të njohura duke shkëlqyer me elegancën dhe sharmin e saj, por ajo është gjithashtu imazh i disa prej spoteve të brand-eve më të njohura nëpër botë.
Së fundmi ajo është bërë pjesë e koleksionit më të ri të “Guess” dhe gjejeni pak kë ka në krahë, as më pak e as më shumë se Matteo Bocelli-m, djalin e artistit të mirënjohur Andrea Bocelli.
Modelja shqiptare ka ndarë në Instagram-in e saj fotot nga projekti i tyre së bashku, i cili është thjesht mbresëlënës, duke i shoqëruar postimet me këngën e tij “Cuando me Enamoro”, si dhe nuk ka hezituar ta falënderojë publikisht Matteo-n pasi e ka bërë të ndihet mjaft mirë me prezencën e tij.
“Do të doja të të falënderoja që je një artist kqq i vërtetë dhe që më ke bërë të ndihem kaq mirë në praninë tënde”- shkruan modelja. Të shumtë janë ata që e kanë përgëzuar për këtë sukses dhe i kanë uruar të tjera suksese.