Cristiano Ronaldo dhe Georgina më shumë vuajtën sesa shijuan ndeshjen e boksit mes Tyson Fury dhe Francis Ngannou në Arabinë Saudite.
Futbollisti dhe partnerja e tij ishin pjesë e një rrethi të ngushtë të personazheve të famshëm që ndoqën hapjen e sezonit të boksit në Riad.
Me ta ishin ndër të tjerë Eminem dhe Kanye West.
Ronaldo dukej i shqetësuar teksa shikonte ndeshjen historike.
Si Fury ashtu edhe Ngannou janë miq të Ronaldos dhe tashmë ishte e vështirë të kuptohej se cilin boksier mbështeti kampioni portugez.
Në një video që u bë virale, e publikuar në Boxing në TNT Sports, Fury fitoi me pikë dhe jo pa polemika.