Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Çfarë ndodhi? Arrestohet Mark Frroku, partneri i Rudina Dembacajt

LokimagazineLokimagazine30 October, 2023

Policia e Durrësit ka vënë në pranga ish deputetin Mark Frroku, partnerin e aktores së njohur, Rudina Dembacaj.

Ky i fundit është arrestuar pas hetimeve për përplasjen që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Kepit të Rodonit, ku përfaqësues të kishës u përplasën me disa banorë, për pronësinë e tokës në zonës bregdetare.

Ish-deputeti Frroku ka qene i pranishëm në vendngjarje si përfaqësues i kishës katolike dhe bashkë me të janë ngritur akuza edhe ndaj disa personave të tjerë.

Ditën e djeshme në zonën e Kepit të Rodonit, disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., Mark Frroku., M. L. dhe P. D.

Sipas asaj që njoftoi policia, konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë.

Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e konfliktit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Related Posts

Kompania YouTube ndëshkon Gjestin, e kap duke blerë klikime dhe i fshin këngët: “Qëndroni të sigurtë” (FOTO)

15 June, 2025

Me këtë foto konfirmohet romanca e Sara Hoxhës dhe Erik Fullanit/ Dyshja shfaqen bashkë

14 June, 2025

E rëndë/ Producentja e njohur humb jetën gjatë lindjes

14 June, 2025

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

14 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

E rëndë në Shqipëri/ Mbytet në lumë 22-vjeçari (Emri)

Shqiptari hero vendos t’i bëjë tatuazh në trup dy fëmijët që u mbytën

Sirena alarmi në Izrael: “Mbrohuni menjëherë” — Irani lëshon qindra raketa

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.