Mbrëmjen e djeshme në prime-n e spektaklit televiziv “BBVK2”, këngëtarja e njohur Linda Halimi ka sqaruar njëherë e mirë debatin me konkurrentin, Azem Gagica.
Ky i fundit prej ditësh është përfolur se po flirton brenda shtëpisë me artisten, ndërsa ajo tregoi se banori i kishte thënë që do dilnin çift së bashku nga shtëpia.
E teksa në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë, në një moment Linda u shpreh se nuk ka asgjë të keqe që të ketë flirte brenda shtëpisë, ndërsa tregoi se ka raste kur bashkë me burrin e saj, Davon Edwards, “gjuajnë” vajza së bashku për shaka.
“Më ka thënë që do dalim çift nga këtu. Puna e këtij është me gjujt dhe puna ime është ta pranoj ose të rezistojë. Nuk jam kundra Azemit për shakatë që bën. Unë me burrin tim gjuajmë goca së bashku për shaka”, tha Linda.