Lorik Cana ka qenë i ftuari special i puntatës së kësaj të shtune në “Më lër të flas” me binjakët Veshaj.
Përpos projekteve profesionale dhe futbollin, Cana foli si rrallë herë për familjen e tij dhe bashkëshorten.
Të gjithë e dimë se për vite me rradhë futbollisti cilësohet si një nga meshkujt më seksi të vendit tonë, andaj ai u ngacmua pak lidhur me këtë pjesë.
“A është bashkëshortja jote xheloze?”- u pyet Loriku, ndërsa u përgjigj se është tmerrësisht shumë.
“Ka qenë tmerrësisht xheloze, domethënë një pikë sëmurje. Tani nga sëmurja u ul një çikë, nga tmerrësisht, u bë shumë xheloze, domethënë një gradë pak më poshtë”- tha ai duke qeshur.
Epo nuk ka faj, i japim të drejtë!