Roza Lati është një ndër emrat që është përfolur më së shumti për të qenë pjesë e “Big Brother VIP”, qysh në sezonin e shkuar.
Mirëpo rezultoi se ajo nuk ishte pjesë e BBV2, ndërsa këtë vit po thuhet me siguri se ajo do të jetë një ndër pjesmarrëset.
Roza ka folur vetë për herë të parë pas lajmeve, gjatë puntatës së sotme të programit “DWTS Fan Club”.
Moderatorja sërish nuk dha një përgjigje të sigurt, ama as nuk i mohoi fjalët që qarkullojnë.
“Emri im është përfolur gjithmonë dhe mesa duket njerëzit duan të më shohin në BBV. Por mbase, pse jo?“- tha ajo duke qeshur.