Olsa Muhameti ishte e ftuar këtë javë në “Më lër të flas”, për të diskutuar mbi një temë mjaft të ndjeshme për shoqërinë, sikurse është ulja e lindshmërisë.
Ajo ka ndarë me publikun edhe detaje mbi lidhjen më të gjatë që ka pasur, e cila ka zgjatur plot 10 vite.
E pyetur se kur mendon të martohet dhe të lindë fëmijë, autorja e emisionit “Për’puthen” u përgjigj kështu:
“Unë s’e kam aspak problem të gjej dikë dhe të lind fëmijë, por s’ka qenë zgjedhja ime deri më tani…”
Më tej ajo shtoi: “Mami më ka pyetur njëherë: ‘A je e lumtur?’ Dhe unë iu përgjigja ‘PO”
“Kur të mos jem më e lumtur kështu, do gjej një partner me të cilin do martohem dhe do sjell në jetë një fëmijë”, tha ajo.
Por, cila ka qenë arsyeja që Olsa vendosi mos të sillte një fëmijë me lidhjen që zgjati plot 10 vjet?
Autorja tregoi se marrëdhënia e saj ishte në distancë, dhe si një fëmijë me prindër të divorcuar, ajo shprehet se e ka parim që fëmija i saj mos të përjetojë të njëjtën gjë.