Mesa duket Dua Lipa sido që t’i lyejë dhe stilojë flokët, mbetet sërish një yll.
Ajo u pa të premten teksa mbërriti në zyrat e Shoqatës së Drejtorëve të Amerikës në Los Angeles dhe paparazzet nuk kishin se si të mos shkrepnin disa foto.
Dua kishte veshur një këmishë të zezë lëkure të stilit ‘oxford’ që përshtatej me ngjyrën e saj të re të flokëve.
Me kalimin e viteve ajo i ka lyer flokët e saj në të gjitha ngjyrat, nga bionde platin deri te kafe e errët, ama kjo ngjyrë i super shkon.